Mujka: S’do të lejoj të shfrytëzohem për t’u sulmuar puna e kryeministrit Kurti

Kryeshefi ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, ka thënë se nuk do të pranoj që ai të jetë pre e politikave ditore e partiake dhe që të shfrytëzohet për t’u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë “dhe posaqërisht e Kryeministrit (Albin Kurti) në veçanti”, në një reagim pas arrestimit dhe lirimit për t’u mbrojtur në liri.
Mujka tha se asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe se “kjo do të vazhdoj derisa të frymoj”.
“Rruga që kemi marrur është e gjatë, tepër e vështirë me shumë sfida u kurthe, por fatmirësisht është evidente se po shihet caku. Shumë vetë do të ndihen të turpëruar por mbi të gjitha edhe të çliruar nga puna e lodhshme e shërbyesit të djalli”, shkroi ai në Facebook.
Muja u arrestua nën dyshimet për korrupsion sa ishte në pozitën e nënkryetarit të Mitrovicës. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?