Shiu i rrëmbyeshëm shkakton rrëshqitje të dheut në Japoni, të paktën gjashtë të vdekur

Gjashtë persona humbën jetën dhe tre të tjerë u zhdukën pasi shiu i madh shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Japoninë jugperëndimore.
Japonia është goditur nga shira jashtëzakonisht të dendur dhe tajfunë të fuqishëm vitet e fundit, duke rritur frikën për cenueshmërinë e saj ndaj krizës klimatike.
“Ky është shiu më i madh i përjetuar ndonjëherë në rajon”, tha Satoshi Sugimoto, një zyrtar i agjencisë meteorologjike.
Ndërsa Tokio përjetoi nxehtësi të madhe të martën, pjesë të tjera të vendit vuajtën barrën e sezonit vjetor të shirave.
Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po rrit rrezikun e shiut të dendur në Japoni.
Rrëshqitjet e dheut përfaqësojnë një rrezik serioz në Japoni, ku shumë shtëpi janë ndërtuar në tokë të rrafshët rrëzë kodrave dhe maleve. /21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?