Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj kujton të rënët në Loxhë: U shënua një kapitull i lavdishëm i luftës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 6 korrikut të vitit 1998 në Loxhë.

Haradinaj ka thënë se Loxha heroike ka shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës për liri.

“Para 25 viteve, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sot, kujtojmë trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellur armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj”.

“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, përfundoi Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button