Shtërpcë: 50-vjeçari i dehur gjuan me armë zjarri në mes të natës, arrestohet

Një burrë 50-vjeçar është arrestuar në fshatin Gotovushë të Shtërpcës, pasi që i njëjti dyshohet se rreth sot rreth orës 01:15 të mëngjesit, ka shtënë disa herë me armë zjarri.
Kur arritën në vendin e ngjarjes, policët e gjetën 50-vjeçarin me iniciale M.R., në gjendje të dehur.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Po ashtu nga aty u konfiskua një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit, ndërsa rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?