Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: “Ballkani i Hapur” kreu misionin, duhet të futemi me kokë në “Procesin e Berlinit“

Kryeministri Edi Rama tutje gjatë intervistës për Euroneës Albania ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi dhe se tani fokusi kryesor është tek “Procesi i Berlinit”.

“Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. “Ballkani i Hapur” ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara “Procesin e Berlinit”, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë. Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët”, deklaroi Rama.

Rama po ashtu tregoi se ka në plan që së shpejti të bëj vizita në të gjitha shtetet në rajon, për t’i takuar presidentët dhe kryeministrat.

“Procesi i Berlinit, është e ardhmja jonë, unë po përgatitem të bëj një udhëtim në rajon. Dua të shkoj t’i takoj të gjithë kryeministrat edhe presidentët, edhe në Shkup, edhe në Prishtinë, edhe në Beograd edhe në Sarajevë edhe në Podgoricë, për t’i informuar lidhur me çka po bëjmë”, u shpreh Rama. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button