Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Shqipërisë në punëtori të përbashkët

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë morën pjesë në një punëtori të përbashkët që u organizua në Prishtinë.

Ankimi kushtetues si e drejtë substanciale, gjykimi brenda një kohe të arsyeshme dhe kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve, ishin vetëm disa ndër temat të cilat u trajtuan në prezantimet dhe diskutimet e gjyqtarëve kushtetues të të dyja vendeve.

Me të përfunduar të punëtorisë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka – Nimani dhe gjyqtarët e tjerë kushtetues, pritën në takim të përbashkët në ambientet e gjykatës delegacionin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, në krye me kryetaren e kësaj gjykate, Holta Zaçaj.

Temë e diskutimit të përbashkët ishin të arriturat e deritanishme në fushën e drejtësisë kushtetuese të të dyjave vendeve, përpjekjet e bëra për modernizimin e sistemeve elektronike për menaxhimin e rasteve dhe për unifikimin e praktikave gjyqësore, si dhe sfidat kryesore në funksionimin e të dy gjykatave dhe përvojat reciproke në tejkalimin e tyre. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button