Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një mbikëqyrës në burgun e Dubravës, i mori 1880 euro ryshfet për t’i bërë favore të burgosurve

Një mbikëqyrës në burgun e Dubravës me inicialet Sh.G., është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet 1,880 euro, në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve, njofton rtv21.tv.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas një pune intensive operative dhe hetimore që ka zgjatur rreth një vit, kanë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat penale  ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe  ‘marrja e ryshfetit’.

Sot është zbatuar urdhri i lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit, mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Pas përfundimit të kontrollit i dyshuari është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button