Shtime: E lë veturën për të hyrë në market, pacienti i Entit Special ia vjedh

Një person në Shtime e la veturën e tij para një marketi për të hyrë për të blerë gjëra ushqimore, megjithatë, kur doli, nuk e pati më veturën aty.
Sipas ankuesit, dyshohet se veturën e tij e kishte marrë personi mashkull kosovar pacient i Entit Special në Shtime.
Rasti, i cili ndodhi mbrëmjen e vonë të së martës në rrugën “Tahir Sinani”, është duke u hetuar nga policia. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?