Vdiq një motoçiklist pasi u godit nga kamioni në Deçan

Një person ka vdekur në orët e para të mëngjesit, pasi u godit dje nga një kamion në lëvizje në fshatin Llukё e Epёrme të Deçanit.
Nё aksidentin që rezultoi fatal ishin tё përfshirë njё kamion dhe njё motoçikletё.
Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur pёrderisa ngasësi i kamionit nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalimin e obliguar (STOP), me këtë rast duke e godetur motoçikletën dhe duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore viktimës.
I lënduari nga vendi i aksidentit është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërkohë që më pas pёr shkak tё lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK në Prishtinë.
“Sot me datё 27.06.2023, rreth orësh 02:15, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndërruar jetё”, thuhet në komunikatën e policisë.
I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit është dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?