Kaloni te përmbajtja kryesore

Prishtinë: Një person godet me veturë zyrtaren policore përderisa po tentonte të ikte

Një burrë në Veternik të Prishtinës është arrestuar, pasi që i njëjti ka goditur me veturë zyrtaren policore, përderisa policia po tentonte ta ndalonte atë.

“Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor,  gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore.  Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë, zyrtarja policore është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, pasi ka pësuar lëndime të rënda  dhe thyerje të këmbës.

Rasti është duke u hetuar. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button