Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot mot me rrebeshe shiu, era deri në 80 kilometra në orë

Për sot parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi nga veriu, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme si dhe shkarkesa të forta rrufesh.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur lokalisht rrebeshe shiu, herë-herë rrëke dhe breshër të madh, të shoqëruara me shkarkesa të ashpra rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 80 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 32. /MeteoKosova

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button