Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet 42-vjeçari në Gjilan, kërkohej nga Mali i Zi për dy vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Gjilan, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Mali i Zi.

Në njoftimin e lëshuar të mërkurën, Policia bëri të ditur se i dyshuari me inicialet S.J., i lindur në vitin 1981, dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë dhe themelim i organizatës kriminale.

Ai është shoqëruar për në stacionin policor në Gjilan.

“Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin policor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button