Rohde: Në Kosovë po lulëzon mësimi i gjermanishtes

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se ”mësimi i gjermanishtes është trend që po lulëzon në Kosovë”, teksa ka njoftuar për hapjen e “Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023”.
Në një shkrim në Twitter, duke lavdëruar partneritetin me shkollën “Loyola” në Prizren, ka thënë se nga ky bashkëpunim “studentë të panumërt” kanë mësuar gjuhën gjermane.
Ai ka njoftuar po ashtu se në kuadër të “Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023”, përgjatë majit do të ketë prezantime librash, ekspozita e madje edhe mbrëmje karaoke me këngë gjermane./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?