S’ka informacione për draft statutin e Asociacionit!

Qeveria, Kuvendi dhe presidenca nuk janë të informuar se çfarë statuti po shkruhet për Asociacionin nga ekipi menaxhues i përbërë nga katër përfaqësues serbë të cilin e udhëheq deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiciq.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e sheh problemin tek përbërja e ekipit nga i cili, siç tha, nuk pret asgjë të mirë për Kosovën.
‘’Nuk pres asgjë të mirë nga ky epik i cili udhëhiqet nga një deputete e Aleksandër Vuciqit…qysh mundet një deputete e Serbisë interesin e Kosovës… se ja harrova edhe emrin e deputetet, ajo ska cka prezanton…të shohim hapat e Qeverisë ndaj kësaj neglizhence të ekipit…’’
Konjufca i cili për një moment ia harroj emrin deputetes serbe e cila po e udhëheq me ekipin menaxhues tha se nuk duhet me ja pranu asnjë propozim për asociacionin.
‘’për momentin nuk po mu kujtohet emrin i kësaj deputete…por e di që është kryesuese…ajo nuk ka të drejten fare me shkrujtë se është në parlamentin e Serbisë…’’
Opozita ndjehet se është lënë pas dore nga pushteti sa i përket zhvillimeve për themelimin e Aociacionin. Depeuteti i PDK-së, Ardian Kastrati, sheh rrezik se mund të ndodh autonomi për komunat veriore.
‘’Punë e ekipit menaxhues është në frymën e territ informativ të Qeverisë sa i përket dialogut….Kurti është zotuar për një asociacion plus që sjellë autonomi për komunat me shumicë serbe…’’
Duke iu përgjigjur opozitës, deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi shprehet qartë se Kosova nuk pranon asgjë kundër kushtetuese.
‘’cfarëdo asociacioni që propozohet ai nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk është i pranushëm nëse nuk është në harmoni me kushtetutën….’’
Edhe LDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ekipit menaxhues. Deputetje a kësaj partie Rrezarta Krasniqi tha se Kurti nuk po raporton në Kuvend për dialogun
‘’është deshtë me u ndrru ose me u shkarku ekipi menaxhues sepse ata e kan obligim me raportu në Qeveri…Kurti ka premtuar parime por nuk po u përmbahet…’’
Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit të 2 majit Kurti-Vuciq. Sipas saj palët do të përqëndrohen në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë Serbi. Në takim pritet të miratohet Deklarata për Personat e Zhdukur ndërkohë që pikë e dytë e tij do të jetë prezantimi dhe diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas takimit do të ketë edhe një deklaratë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josef Borrell.
Përgatiti: Burim ZARIQI, Kamera: Lulzim FANA, Montazhi: Burim ZARIQI /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?