Kaloni te përmbajtja kryesore

Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë sot (e premte) rreth orës 09:50 në fshatin Kijevë-Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për portalin rtv21.tv tha se rasti ka ndodhur rreth orës 09:50 të mëngjesit.

Ai po ashtu bëri të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, tha Elezaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button