Kaloni te përmbajtja kryesore

Tregti e paligjshme e armëve, arrestohet pejani

Një person në Pejë është arrestuar të mërkurën pasi që dyshohet se ka bërë shitje të paautorizuar të armëve.
Policia në raportin 14 orësh njofton se ngjarja është raportuar më 27 shkurt të këtij vitit.

I njëjti sipas raportit dyshohet se ka bërë shit-blerjen e pesë armëve- pistoleta në kundërshtim me ligjin, me qëllim përfitimi material.

Gjatë kontrollit, armët e dyshuara nuk janë gjetur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetim“. thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button