Kaloni te përmbajtja kryesore

​Hoti: Gjykata Speciale në Hagë është e padrejtë, nuk e ka për synim drejtësinë

Mijëra qytetarë mbushën sot sheshet e Prishtinës, ku po marrin pjesë në marshin solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti u shpreh se po merr pjesë në marsh për t’u treguar ish-krerëve të UÇK-së se po qëndrojnë brenda padrejtësisht dhe se Kosova është me ta.

Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e padrejtë, që nuk e ka për synim drejtësinë.

“Jemi këtu t’i tregojmë botës që ajo gjykatë speciale në Hagë, është politike, është një gjykatë e padrejtë, një gjykatë që vetëm drejtësi nuk e synon, sepse nëse e synon drejtësinë duhet të dënohen kriminelët serbë dhe jo shqiptarët. Ne ende i kemi 1600 familje që kërkojnë të dalin para tyre pikërisht para tyre për shkak të krimeve serbe dhe sot gjykohen shqiptarët, gjykohen ata që të vetmin qëllim e kanë pasur lirinë e popullit, mbrojtjen e popullit dhe pavarësinë e këtij populli. Andaj, ne jemi këtu në mbrojtje të tyre, jemi në marsh dhe jemi krenarë që gati e gjithë Kosova ka zbarkuar sot këtu dhe u tregojmë edhe atyre që janë brenda padrejtësisht në burg, që ne jemi me ta”, tha ai.

Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button