LDK kritika ndaj Qeverisë për regres në arsim: Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku, përmes një videoje ka adresuar kritka ndaj qeverisë, për dështimet sipas saj në fushën e arsimit.
Lushtaku në video thotë se dy vjet sektorin e arsimit e përcolli mungesa e vizionit, mungesa e investimeve e mungesa e guximit për ndryshime.
“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua. Miliona orë të humbura mësimore nuk janë zëvendësuar. Asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare. Asnjë progres në riorganizimin e shkollave. Vazhdojmë të kemi mbingarkesa me klasat me nxënës”, thotë Lushaku.
Ajo pati kritika edhe për akretitim të programeve për të cilat sipas saj Kosova nuk ka nevojë. Lushtaku thotë se se nuk është bërë as ndërlidhja e shkollave profesionale me bizneset, derisa thotë se ato që janë bërë nuk janë në interes të përmirësimit të arsimit
“Ka akreditim të programeve, për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave dhe asnjë mbështetje për stafin universitar. Nxënësit e mësimdhënësit meritojnë më shumë! Kosova meriton më mirë!”, thotë ajo.
Ajo po ashtu thotë se nuk asnjë masë sigurie për huliganizimin në shkolla. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?