Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me fatalitet, humb jetën një këmbësor

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Randobravë të Prizrenit.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për Obduksion.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button