Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti u takua edhe sot me Escobarin, e falendëroi ShBA-në për mbështetjen

Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi të Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim kanë folur për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet.

Kurti e ka falënderuar emisarin Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button