Gruaja kafshoi gjuhën e përdhunuesit dhe ia dha si provë policisë

Një grua e cila ishte viktimë e një sulmi seksual kafshoi gjuhën e përdhunuesit të saj dhe ia dorëzoi atë policisë si provë të ADN-së.
57-vjeçarja po shëtiste qenin e saj rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës së kaluar në Avignon, një qytet në rajonin Provence të Francës juglindore, kur një burrë filloi ta ndjek.
Sipas France Bleu , burri rreth të 30-ave iu afrua gruas përpara se të përpiqej ta përqafonte dhe puthte përgjatë Rue Diourbel në lagjen Saint-Jean, përcjell portali rtv21.tv
Pasi u përpoq t’i rrëshqiste duart poshtë pantallonave të saj, gruaja e kapi sulmuesin e saj dhe i kafshoi majën e gjuhës.
Duke e marrë mishin me vete në shtëpi, ajo u kthye me qenin e saj në një stacion policor lokal dhe u dha atyre gjuhën.
Burri, me origjinë nga Tunizia tani jeton në Francë ilegalisht, u arrestua nga oficerët në vendngjarje.
Ai thuhet se u tha hetuesve se gruaja ishte personi që e sulmoi atë.
Burri do të dalë në gjykatë të mërkurën e ardhshme dhe do të detyrohet të largohet nga Franca.
Në vitin 2014, një grua në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të ngjashme kafshoi gjuhën e sulmuesit të saj dhe e mbajti atë në gojë për të ruajtur provat thelbësore të ADN-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?