Hovenier: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi duhet përqendruar në njohje eventuale reciproke

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut.
Hovenier tha se kjo përfshinë edhe përparimin drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne mbështesim fuqimisht propozimin e BE-së që është në tryezë. Pritshmëria jonë është që të dy liderët ta çojnë përpara këtë propozim në takimin e tyre të ardhshëm. Nëpërmjet dialogut, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e Integrimit Evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Hovenier.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?