Vdiq aktorja e njohur hollivudiane, Raquel Welch

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare ylli i Hollywoodit, Raquel Welch, e cila u bë një prej femrave më të dëshiruara në vitet 1960.
Menaxheri i saj ka bërë të ditur se Welch ka vdekur mëngjesin e së mërkurës si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër.
Ajo pati fituar një “Golden Globe Award” për performancën e saj në vitin 1974 “The Three Musketeers” dhe ishte nominuar përsëri në vitin 1987 për filmin “Right to Die”.
Welch ka lënë pas dy fëmijët e saj, djalin Damon Welch dhe vajzën Tahnee Welch./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?