Hyseni: Kushtet e Kurtit qesharake, natyrisht se do ta themelojë Asociacionin

Ish-kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni, deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar i cili duhet të pranohet. Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi qasjen e kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes, Vjosa Osmani duke thënë se e kanë kthyer Kosovën në pikën zero.
“Që nga ardhja e Kutrit në pushtet, e kam përsëritur vazhdimisht dhe me bindje se asociacioni i komunave me shumicë serbe ështe obligim ndërkombëtar dhe si I tillë, deshëm nuk deshëm, ai detyrim ndërkombëtar do të zbatohet.Në ndërkohë, Kryeministrit Kurti dhe Presidentja Osmani demonstruan pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështësve kryesor të Kosovës në botë. Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneqësinë në veri të vendit. Ata, pra Kurti dhe Osamni, pa vision, pa guxim dhe pa dije kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero. “, shkroi ai.
Duke iu referuar kushteve për Asociacionin të cilat kryeministri Kurti i ka prezantuar sot, i quajti ato qesharake.
““Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thotë që Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë Asociacionin. Kjo ështe gënjeshtër. Ai poashtu manipulon kur thot “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjestarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera. Natyrisht që Kurti do ta themelojë asociacionin, sepse ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën.”, shkroi Hyseni në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Asociacioni i komunave, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.
“Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi – Daciq, si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Republika e Kosoves me këto kushte:”
1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,
2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,
3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,
4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,
5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,
6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?