Kaloni te përmbajtja kryesore

Komandanti rus rrah me shkop ushtarët e tij

Se mungon hierarkia, disiplina dhe profesionalizmi në ushtrinë ruse, është dëshmuar edhe në luftën e fundit që po e zhvillon në Ukrainë.
Në shumë raste ushtarët e Vladimir Putinit janë gjetur të dehur, duke sulmuar qytetarët, kryer vjedhje e madje edhe kanë shtënë ndaj eprorëve të tyre.
Shumica prej tyre thonë se në njësitë e tyre mbretëron një atmosferë kaosi, ku nuk dihet se kush komandon dhe kush zbaton urdhrat.
Një video amatore e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq një epror të ushtrisë ruse i cili rrah me shkop ushtarët që kanë lënë pikat e tyre të vrojtimi.
Në këtë mënyrë “ai u jepte leksione edukimi”, duke i goditur në pothuajse çdo pjesë të trupit me shkop. Gjithashtu dëgjohej duke thënë se kushdo që lëvizë që do të qëllohet menjëherë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button