Kaloni te përmbajtja kryesore

Chelsea afër nënshkrimit me një sulmues të ri

Lëndimi i Armando Brojës e ka detyruar Chelsen që të hidhet urgjentisht në merkato dhe duket se tashmë e ka gjetur profilin e kërkuar.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, londinezët janë në prag të nënshkrimit me David Datro Fofana dhe tashmë ka një marrëveshje të plotë me skuadrën Molde për të nënshkruar me sulmuesin e Bregut të Fildishtë të lindur në vitin 2002.
Kushtet personale mësohet se janë ende duke u diskutuar me lojtarin dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë marrëveshja do të nënshkruhet për më shumë se 10 milionë euro.
Armando Broja pësoi lëndim të rëndë duke këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i nënshtrohet operacionit. Ai pritet të kthehet në fillim të sezonit te ardhshëm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button