Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar lidhur me situatën në veri.
LDK-ja ka shprehur shqetësimin lidhur me sulmet ndaj policëve dhe zyrtarëve zgjedhorë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në veri të vendit, sulmet ndaj institucioneve dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës”, bëhet e ditur në deklaratën e LDK-së.
LDK-ja ka dënuar sulmet e sotme dhe “kërkon që të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë”.
“LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë. LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri”, përfundon deklarata e LDK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button