Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi në takim me Peach, diskutojnë për dialogun e situatën energjetike në vend

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi angazhimin dhe konstruktivitetin e vazhdueshëm që nga fillimi i mandatit, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me fokus në marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.
Tutje, Bislimi e informoi Peach rreth situatës me energji në veri si dhe me situatën energjetike në Kosovë në përgjithësi, për të cilën Peach ofroi disponueshmërinë e tij, të ndihmojë aty ku është e mundur, duke patur parasysh krizën e përgjithshme që ka kapluar Evropën.
Bislimi theksoi se për Kosovën, Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet aleat i fuqishëm dhe përfshirja e tyre në proceset me rëndësi nëpër të cilat po kalon vendi.
Peach theksoi që Mbretëria e Bashkuar do ta përkrahë Kosovën nga pozita ku ndodhet, sidomos në kuadër të aleancës së NATO-s./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button