Kaloni te përmbajtja kryesore

Calhanoglu: Kur punojmë bashkë, nuk ka skuadër që na mposhtë

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka paralajmëruar Barcelonën para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve se kjo skuadër është e pathyeshme kur punojnë si grup.
Reprezentuesi turk ka deklaruar se fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 erdhi për shkak se lojtarët punuan dhe e ndihmuan shumë njëri-tjetrin.
“Ata janë të fortë, kanë lojtarë të rëndësishëm. Ne ishim gati mendërisht. Kur dilni në fushë, e dini që duhet të jepni gjithçka. Ne punojmë si ekip në fushë.Të martën kemi punuar për njëri-tjetrin. Me deshirë, kurajo dhe zemer. Tani duam vetëm të pedalojmë dhe të punojmë”, tha turku për “Amazon Prime”.
“Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por ne do të japim gjithçka. Nëse ne punojmë kështu në fushë, 90 minuta deri në fund, nuk mendoj se ekipet e tjera kam shanse te fitojnë kundër nesh”, shtoi Calhanoglu.
Ai më pas foli edhe për mungesën e Romelu Lukakut për të cilin ka thënë se prezenca e tij e ndihmon shumë skuadrën.
“I thashë Romelu-s të përshpejtojë pak. Është normale që mungon një lojtar si ai. Ai punon shumë mirë dhe bën të pamundurën për t’u rikthyer në skuadër. Ai e mban topin me forcën e tij dhe kjo sigurisht që na ndihmon shumë”, tha në fund Calhanoglu.
Barcelona dhe Interi ballafaqohen nesër në stadiumin “Camp Nou”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button