Sulmohet fizikisht një infermier në QKUK, reagon Sindikata
Një infermier në QKUK është sulmuar fizikisht.
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka dënuar sulmin ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë.
“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet në reagim.
Sindikata ka ftuar QKUK-në të rrisë kapacitetet dhe masat e sigurisë për punëtorët shëndetësor.
Si dhe, Sindikata fton organet e rendit ta zbardhin rastin.
“Ftojmë QKUK të rrisë kapacietet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësor në vendet e tyre të punës, ndërsa organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, përfundon reagimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?