Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti: Japonia është mik i domosdoshëm i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Kurti në një postim në Twitter, ka shkruar se Kosova është mirënjohëse Japonisë, për mbështetjen e vazhdueshme, teksa ka falënderuar Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni- Kosovë për kontributin në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Grupi Parlamentar i Miqësisë Japoni- Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve tona, për të cilin falënderova kreun e grupit Shionoya Ryu. I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë, mikut dhe partnerit të domosdoshëm të Kosovës”, ka shkruar Kurti./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button