Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi i bën thirrje qeverisë t’u dalë në ndihmë komunave të prekura nga vërshimet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoës , Memli Krasniqi i ka bërë thirrje qeverisë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Rahovecit dhe të Gjakovës, por edhe të rajoneve të tjera që kanë pësuar dëmtime nga vërshimet.
“Lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë. Qytetarët e Rahovecit dhe Gjakovës, si dhe zonave të tjera të dëmtuara, kanë nevojë për ndihmën e shtetit, jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, për të cilën nuk ka garanci se nuk mund të përsëritet edhe më vonë. Prandaj, investimet kapitale në ngritjen e infrastrukturës që rehabilitojnë në mënyrë afatgjatë situata të tilla janë të domosdoshme.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai po ashtu ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se nuk po merr hapa në kohën e duhur.
“Fatkeqësisht, qeveria jonë këto nevoja i kupton vetëm pas ballafaqimit të qytetarëve me pasoja Jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, për të cilën nuk ka garanci se nuk mund të përsëritet edhe më vonë. Prandaj, investimet kapitale në ngritjen e infrastrukturës që rehabilitojnë në mënyrë afatgjatë situata të tilla janë të domosdoshme.”, ka shkruar Krasniqi.
Rahoveci dhe Gjakova janë dy komunat që janë prekur më shumë nga vërshimet e sotme. Kryetari Rahovecit Smajl Latifi ka kërkuar ndihmë urgjente për kapërcimin e kësaj situate, kurse kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Gjakovë shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike. Ai po ashtu ka thënë se për familjet e evakuuara, do të sigurojnë strehim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button