Kaloni te përmbajtja kryesore

Destinacioni i fundit para varrimit, arkivoli i Mbretëreshës sot do të dërgohet në sallën Westminster

Mbreti Charles II dhe të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë mbretërore mbrëmë u mblodhën në Pallatin Bakingeman për të pritur arkivolin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz ishin në rrugë gjatë kalimit të tij nëpër Londër.
Disa prej tyre vetëm qëndruan në këmbë, të tjerët hodhën lule.
Mbretëresha ndërroi jetë të enjten, në moshën 96-vjeçare.
Vdekja e saj bëri që njerëzit të mblidhen në pallatet mbretërore në të gjithë vendin, për të shprehur ngushëllimet.
Princesha Ana, vajza e vetme e mbretëreshës, së bashku me arkivolin udhëtoi nga Skocia, ku kishte qenë që nga vdekja e saj javën e kaluar.
Arkivoli me një kortezh të madh ushtarak sot do të dërgohet në sallën Westminster, ku do të ekspozohet deri në varrimin të hënën.
Opinioni do të mund ta shikojë në çdo kohë të ditës, deri në mëngjes kur do të bëhet varrimi, ku do të jenë të pranishëm do të jenë liderët botërorë, përfshirë edhe presidentin amerikan joe Biden./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button