Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas sulmit kibernetik, rikthehet sistemi “TIMS”

Është rikthyer në punë sistemi “TIMS” në Kapshticë dhe Kakavijë, pas sulmit të fundit kibernetik në Shqipëri.
Tashmë po punohet përmes këtij sistemi, por ngadalë.
Në Qafë Thanë është ende i bllokuar, sistemi “TIMS”në pikën kufitare që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.
Autoritetet njoftuan sot se Irani ka goditur sërish një prej sistemeve të rëndësishme informatike, atë të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.
Burime zyrtare thanë se “bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut”, që goditi të gjithë strukturën e sistemeve qeveritare të informacionit./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button