Gjendet i djegur në bagazhin e veturës një kosovar në Itali
Një 40-vjeçar nga Kosova është gjetur i djegur në bagazhin e një veture sot në Brescia të Italisë.
Policia dyshon se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është çuar në zonën ku u dogj vetura, transmeton rtv21.tv.
Shumë shpejt pritet të dalin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Sipas mediave italiane, vrasja e 40-vjeçarit thuhet të ketë ndodhur për prishjet e pazareve të drogës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?