Fotoja ikonë e Winston Churchill zhduket nga hoteli në Kanada
Fotografi e famshme e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill e shkrepur në vitin 1941 është zhdukur nga një hotel në Otavë dhe është zëvendësuar me një të rreme.
Fotoja e njohur si “Luani vrumbullues” është bërë nga Yousuf Karsh pak pasi Churchill mbajti një fjalim gjatë kohës së luftës në parlamentin kanadez.
Më 19 gusht, nga hoteli “Chateau Laurier” për herë të parë kuptuan se diçka nuk shkonte kur anëtarët e stafit vunë re se korniza e fotografisë nuk përputhej me imazhet e tjera të fotografit Karsh, në të njëjtën dhomë. Është e paqartë se sa kohë ka kaluar që nga marrja e imazhit origjinal, raporton BBC
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga ky akt i pacipë”, tha në deklaratë menaxheri i përgjithshëm i hotelit, Genevieve Dumas.
“Hoteli është jashtëzakonisht krenar që strehon këtë koleksion mahnitës Karsh, i cili u instalua në mënyrë të sigurt në 1998”, tha tutje ai.
Rasti është raportuar në policinë e Otavës, e cila ka nisur një hetim për fotografinë e zhdukur.
Karsh, i cili vdiq në vitin 2002, konsiderohet si një nga fotografët e famshëm të portreteve të shekullit të 20-të, me subjekte të tjera që variojnë nga Mbretëresha Elizabeth II, Nelson Mandela dhe Martin Luther King tek Fidel Castro, Muhammad Ali dhe Andy Warhol./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?