Kaloni te përmbajtja kryesore

Dështon përmbysja ndaj Shamrock, Shkupi “pret” Ballkanin në Play Off

Shkupi nuk ia ka dalë që të kalojë në “play off” të Europa Leagues teksa në ndeshjen e kthimit me Shamrock Rovers u mund me rezultatin 1-2 në shtëpi. Pas humbjes në Irlandë javën e shkuar, kampionët e nuk ia dolën që të shfrytëzojnë rastet që u krijuan në takimin e zhvilluar në “Toshe Proeski Arena”, duke u mundur për të dytën herë e duke u ndalur në raundin e tretë të Europa League.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit, megjithatë në anën tjetër irlandezët synuan herë pas here për të mbyllur gjithçka me kundërsulmet e tyre, por pa rezultat. Në pjesën e dytë Shkupi e rriti akoma dhe më shumë ritmin, megjithatë e pati të vështirë që të rrezikonte seriozisht portën e Shamrock Rovers.
Pak pasi ishte mbushur një orë lojë, Shamrock arriti që të kalonte në avantazh.  Gaffney realizoi nga distanca, i ndihmuar dhe nga një devijim i një prej mbrojtësve të skuadrës vendase. Në vijim Shkupi tentoi që të bënte të pamundurën, megjithatë nuk arriti që të linte shenjë. 5 minuta para fundit irlandezët shënuan dhe golin e dytë me anë të Emakhu, duke mbyllur çdo llogari të kësaj sfide, ndërsa në shtesë Adetunji shënoi golin e nderit për shkupjanët.
Aventura europiane për kampionët do të zhvendoset në Conference League, ku do të gjejnë skuadrën që do të kualifikohet nga çifti Ballkani-Klaksvik. Dardanët e kanë fituar 3-2 ndeshjen e parë dhe me ekzsiton mundësia që të kemi një derbi shqiptarësh në Ligën e Konferencës, e rrjedhimisht në fazën e grupeve do të kishim një ekip shqiptar./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button