Kaloni te përmbajtja kryesore

Çeku njoftoi se shtëpia e familjes Sokoli në Prizren do t’i nënshtrohet restaurimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku njoftoi se shtëpia e familjes Sokoli në Prizren do t’i nënshtrohet restaurimit.
“Kjo kryevepër e krijimtarisë artistike të mendjes dhe dorës së njeriut do t’i nënshtrohet restaurimit. Shtëpia e familjes Sokoli në Prizren është shembull i përkushtimit të familjes ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur ka munguar mbështetja institucionale. Kjo traditë e palakmueshme do të marr fund, pasi jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes për të nisur punimet restauruese në këtë shtëpi të veçantë”, ka thënë Çeku.
Çeku tutje tha se janë duke u realizuar në mbi 20 asete të trashëgimisë kulturore në Prizren.
“Vazhdojmë pa u ndalur me investime në trashëgiminë tonë kulturore. Së fundmi kemi nisur ndërhyrjet restauruese edhe në disa nga shtëpitë tradicionale të Prizrenit. Aktualisht jemi duke realizuar ndërhyrje në mbi 20 asete të trashëgimisë kulturore në Prizren. Ruajtja e dëshmive materiale të së kaluarës, fuqizimi i identitetit dhe karakterit kulturor, dhe kontributi në ekonominë lokale janë arsyet kryesore të angazhimit tonë në këtë sektor”, shtoi Çeku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button