Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës: E kanë mbështetjen nga Britania e Madhe dhe Gjermania

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai.
Ata janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania dhe vendet e tjera te Kuintit, tha Vuçiq, duke iu referuar autoriteteve dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan Tanjug.
Vuçiq ka shtuar se vendimi i Prishtinës për targat dhe letërnjoftimet serbe ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button