Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një grua në QKUK, rasti nën hetim

Një grua nga fshati “Jashanicë” e Klinës ka vdekur dje në QKUK.
“Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.
Këtë rast Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button