Mot sot, temperaturat deri 28 gradë
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell.
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.
Indeksi UV parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë ditës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?