“Shumë të vdekur” pas sulmit me raketa në një fshat në rajonin e Chernihivit, tha Zelensky
Në rajonin Chernihivit në veri të Kievit, fshati Desna u godit me raketa ruse të enjten duke lënë shumë të vdekur, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të enjten në fjalimin e natës. Desna është 40 dyzet milje nga kufiri me Bjellorusinë.
“Sulmet ruse në rajonin e Chernihiv, veçanërisht goditja e tmerrshme në Desna, shumë të vdekur”, tha Zelensky.
Ka “goditje të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet e Ukrainës qendrore, Donbasi është shkatërruar plotësisht – e gjithë kjo nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë shpjegim ushtarak për Rusinë. Kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur”, u shpreh ai.
Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të përparojnë në çlirimin e rajonit të Kharkiv, tha Zelensky.
“Në Donbas, pushtuesit po përpiqen të rrisin presionin. Ka ferr, dhe kjo nuk është ekzagjerim. Bombardimi brutal dhe absolutisht i pakuptimtë i Severodonetsk… Kishte 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në vetëm një ditë”, vazhdoi ai.
“Tashmë ka filluar gjyqi i parë në Ukrainë kundër një krimineli lufte rus. Dhe do të përfundojë me rivendosjen e plotë të drejtësisë brenda gjykatës ndërkombëtare. Unë jam i sigurt për këtë. Të gjithë ata që japin dhe zbatojnë urdhra kriminalë do t’i gjejmë dhe nxjerrim para drejtësisë”, përfundoi ai, shkruan CNN./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?