Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada e SHBA-së përgëzon Kosovën për sanksionet ndaj Rusisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Kosovën për sanksionet ndaj Rusisë e Bjellorusisë.
Përmes Twitter-it, ambasada ka shkruar se përmes këtyre sanksioneve, Kosova ka shprehur solidaritetin e saj me Ukrainën.
“Shtetet e Bashkuara e përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën – duke vendosur sanksione, ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, thuhet në shkrimin e ambasadës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button