Vdiq një 31 vjeçar, ra në një kanal me veturë
Një 31 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Divjakë.
Viktima duke e drejtuar automjetin ”Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
”Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, bëhet e ditur nga policia./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?