Kontrabandohen 600 kg duhan përmes kuajve, zihen nga policia
Policia kufitare e Kosovës ka arritur të konfiskojë 600 kilogram duhan të papërpunuar cilët tentohej të kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

“Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë, me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore. Pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar. Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz ‘të papërpunuar mbi 500 (pesëqind) kilogramë dhe 94 (nëntëdhjetë e katër) paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën rreth 94 kg. në total .”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se 5as hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje, dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?