Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky kundër shndërrimit të luftës në Ukrainë në një “konflikt të ngrirë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky “nuk do të pajtohet me një konflikt të ngrirë” me Rusinë, kështu tha ai gjatë një fjalimi në Samitin e Këshillit të CEO të Wall Street Journal.
Konfliktet e ngrira janë zona të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme, të cilat Rusia është akuzuar më parë se i përdor në avantazhin e saj, transmeton rtv21.tv.
Zelensky thotë se marrëveshjet e mëparshme me Rusinë si Minsk-1 dhe 2, të cilat synonin t’i jepnin fund konfliktit në rajonin e Donbasit të Ukrainës, “ishin shkelur” nga Rusia dhe “nuk ishin serioze”.
“Ukraina definitivisht nuk do të hyjë më në një moçal të tillë diplomatik”, ka thënë Zelensky./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button