S’ka më sportele, në Shqipëri të gjitha shërbimet online
Nga kjo e dielë, 1 maj 2022, do të mbyllen sportelet e Gjendjeve Civile në Shqipëri, ndërsa shërbimet e dokumenteve do të jepen vetëm në rrugë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania.
Është ky njoftimi i qeverisë ku dhe qytetarët janë njoftuar nëpërmjet mesazheve për këtë risi.
Por të moshuarit janë shtresa që do të kenë vështirësi në integrimin e këtij shërbimi.
Përpos këtij problemi, mungesa e internetit, sidomos në zonat e thella mbetet shqetësim.
Për ekspertin e IT, Rezart Bozo, kjo nismë është për tu përshëndetur, por qeveria duhet të mendojë që në disa zona të ketë internet “free” ndërsa duhet të ketë dhe ekspertë për edukimin e qytetarëve.
“Qeveria duhet të mendojë për një akses point falas dhe me internet pa pagesë në disa zona të caktuara. Duhet të mendojë që këto zyra që po mbyllen të ketë ekspertë që bëjnë shërbimet në vend të qytetarëve derisa ata të mësohen”, ka thënë ai.
Bozo shprehet se në lidhje me këtë shërbim kompleks duhet të merren masa edhe sa i përket sigurisë që të dhënat të jenë sa më private./oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?