Kaloni te përmbajtja kryesore

​Takimet e Osmanit me senatorë e kongresistë amerikanë, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja, Vjosa Osmani është takuar me liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan me ç’rast diskutuan për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si dhe për situatën e sigurisë në rajon.

Osmani- Sadriu, është pritur gjatë ditës djeshme po ashtu nga lideri i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresisti Steny Hoyer, kongresisti Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, senatori Ben Cardin dhe kongresisti Steve Cohen.

Gjatë takimit me kongresistin Hoyer, Osmani ka diskutuar rreth rëndësisë së përkrahjes amerikane në Kosovë e më gjerë, si dhe për domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë e lirisë, e cila në Kosovë është arritur pas shumë sakrificave.

Në takim po ashtu u bisedua rreth zhvillimeve në kontinentin evropian pas luftës në Ukrainë. Kongresisti Hoyer siguroi Presidenten Osmani që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme amerikane.

Osmani e falënderoi kongresistin Issa që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës duke potencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button