Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje. Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:36 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button