Kaloni te përmbajtja kryesore

Hovenier thotë se duhet bërë më shumë për të siguruar drejtësi për të pagjeturit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se sot qëndrojnë pranë familjarëve të personave të pagjetur.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ambasadori ka theksuar se duhet bërë më shumë për të siguruar drejtësi për këto familje dhe ata që humbën.
Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Po ashtu, sot shënohet përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button